×
E shtunë, 16 Janar, 2021

Borell: BE e gatshme për mbështetjen e negociatave mbi çështjen e Qipros

16 Nëntor, 2020

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, shprehu keqardhjen për hapjen e vijës bregdetare të rajonit Maras, në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) dhe për deklaratat që bien ndesh me parimet e OKB-së për zgjidhjen e problemit të Qipros.

“Nuk ka asnjë alternativë tjetër për zgjidhjen gjithëpërfshirëse të problemit të Qipros përveç se duke u bazuar në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Borrell, duke iu referuar hapjes së një pjese të Maras, që ishte e mbyllur për 46 vjet.

Borrell vuri në dukje se zhvillimet e fundit në qytetin e braktisur prej kohësh ndodhën në një kohë kur përpjekjet për krijimin e hapësirës për dialog janë duke u zhvilluar dhe negociatat mbi zgjidhjen e problemit të Qipros dhe bashkimin e ishullit duhet të fillojnë shpejt nën kujdesin e OKB-së.

”BE është e gatshme të mbështesë negociatat dhe të luajë rol aktiv në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme”, tha ai.

“BE është plotësisht e angazhuar për bashkim brenda kornizës së OKB-së”, shtoi Borell.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për