×
Wednesday, November 29, 2023

Blinken: T’i jepet fund persekutimit të disidentëve rusë

March 14, 2021


SHBA bën thirrje për t’i dhënë fund persekutimit të zërave të pavarur në Rusi, deklaroi sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ky i fundt iu referua arrestimit të 200 aktivistëve dhe politikanëve të opozitës në Rusi “për arsye të dyshimta”.

Dje, 200 vetë u arrestuan në Forumin e Këshilltarëve të Pavarur Komunalë në hotelin ”Izmailovo” në Moskë.

Ministria e Brendshme Ruse akuzoi pjesëmarrësit e forumit për shkelje të rregulloreve antiCovid-19 dhe theksoi se “anëtarët e një organizate, aktivitetet e së cilës konsiderohen të padëshirueshme në territorin rus, ishin të pranishëm në këtë aktivitet”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments