Blinken shtyn udhëtimin në Pekin për shkak të frikës së spiunazhit
February 3, 2023



Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po shtyn udhëtimin e tij në Pekin për shkak të shqetësimeve të Uashingtonit rreth spiunazhit kinez, deklaroi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
Vizita do të bëhet në një kohë tjetër sapo ta lejojnë rrethanat, theksoi zyrtari i lartë i DASH.
Blinken do të nisej të premten, por vonesa vjen pasi një tullumbace spiune kineze u pikas nga ushtria amerikane mbi shtetin veriperëndimor të SHBA-së në Montana.
