×
Friday, October 22, 2021

Blinken: SHBA do të jetë gjithmonë përkrah Ukrainës

August 6, 2021

 Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se vendi i tij do të qëndrojë përkrah Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë.

Blinken u takua në Departamentin amerikan të Shtetit me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në përgatitje për takimin e parë të presidentit amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, më 30 gusht.

“Sekretari Blinken theksoi angazhimin e SHBA ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë atje”, tha zëdhënësi Ned Price në një deklaratë pas takimit.

“Sekretari dhe homologu i tij ukrainas diskutuan gjithashtu mundësitë për të thelluar bashkëpunimin midis Ukrainës dhe SHBA”, shtoi ai.

Eunews.al

Comments are closed.