Blinken: SHBA dënon veprimet e njëanshme të qeverisë së Kosovës



Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar për tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës.
Blinken kritikoi ashpër Kosovën duke theksuar se këto veprime kërcënojnë stabilitetin në vend.
Dënojmë fuqishëm veprimet e qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po rrisin paqëndrueshmërinë, tha sot sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.
“I bëjmë thirrje kryeministrit, Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, theksoi Blinken.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të SHBA-se dhe partnerëve evropianë të Kosovës, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).
“Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën”, sipas DASH.
I bëjmë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që mund të ndezë tensionet dhe të nxisë konfliktin”, theksohet në deklaratë.
