×
Friday, October 22, 2021

Blinken: Një luftë në Detin e Kinës Jugore do të ishte shumë e rëndë

August 10, 2021

Sërish shkëmbim i ashpër replikash mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, këtë herë për çështjen e Detit të Kinës Lindore, që konsiderohet një nga çështjet më të rëndësishme mes dy vendeve.

“Një konflikt në Detin e Kinës Jugore, ose çfarëdo lloj oqeani, do të kishte pasoja serioze globale për sigurinë dhe për tregtinë”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken gjatë një takimi me video-konferencë me Bordin e Sigurisë Detare, i kryesuar nga kryeministri indian, Narendra Modi.

”Kur një shtet nuk ka pasoja për injorimin e këtyre rregullave, kjo ushqen pandëshkueshmërinë dhe paqëndrueshmërinë”, vazhdoi ai duke nënvizuar shqetësimin e  Uashingtonit për veprimet që “frikësojnë dhe shqetësojnë vendet e tjera nga qasje ligjore e tyre te burimet detare”.

Kina u kundërpëgjigj menjëherë me anë të zëvendësambasadorit të saj në OKB, Dai Bing, i cili akuzoi SHBA-në se “po krijon probleme nga asgjëja”.

”SHBA po dërgon anije dhe avionë ushtarakë në mënyrë arbitrare në Detin e Kinës Jugore si provokim dhe përpjekje publike për të krijuar një pykë në vendet e rajonit”, deklaroi Dai.

“I njëjti shtet është bërë kërcënimi më i madh për paqe dhe stabilitet në Detin e Kinës Jugore”, theksoi ai./

Eunews.al

Comments are closed.