×
Friday, October 22, 2021

Blinken: Do të përdorim çdo mjet, për të ndihmuar këdo që i cënohet jeta prej regjimit taleban

August 26, 2021

Me dëshpërimin në rritje se kush do të mbetet në Afganistan, Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken premtoi se të gjithë qytetarët amerikanë që duan të largohen do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë, edhe pas afatit të 31 gushtit.

Blinken gjithashtu u zotua të përdorë “çdo mjet në dispozicion” për të shpëtuar përfundimisht afganët e cenueshëm, jeta e të cilëve nën sundimin taleban do të ishte veçanërisht e rrezikshme, por transporti i të cilëve nga vendi është shumë më i komplikuar, veçanërisht ata që kanë punuar me SHBA-të.

“Më lejoni të jem shumë i qartë për këtë: nuk ka asnjë afat për punën tonë për të ndihmuar qytetarët amerikanë të mbetur që vendosin se duan të largohen, për ta bërë këtë. Kjo përpjekje do të vazhdojë … përtej 31 gushtit”, shtoi ai.

Blinken premtoi një siguri identike për shumë afganë që kanë ndihmuar SHBA-të  gjatë viteve, të cilët duan të largohen dhe nuk kanë qenë në gjendje t’a bëjnë atë.  
Eunews.al

Comments are closed.