×
Thursday, March 28, 2024

Blinken bën thirrje për uljen e tensioneve midis izraelitëve dhe palestinezëve

January 31, 2023


Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, u bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet e larta në rajon, gjatë vizitës së tij në Izrael.

Blinken tha pas një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem se SHBA-ja kërkon që palestinezët dhe izraelitët të gëzojnë barazi në aspektin e lirisë, sigurisë, mundësive, drejtësisë dhe dinjitetit.

“Ne po punojmë për të forcuar rrethin e paqes. Këto përpjekje nuk mund të zëvendësojnë progresin midis izraelitëve dhe palestinezëve”, tha Blinken.

‘Përmes përpjekjeve diplomatike të Izraelit, shpresoj se do të ndërmerren hapa të rëndësishëm për të vendosur një komunikim me shtetet arabe”, tha Netanyahu.

Përplasjet midis izraelitëve dhe palestinezëve janë përshkallëzuar ditët e fundit, duke rritur shqetesimet se dhuna mund të çojë në një luftë të plotë.

Në një nga sulmet më vdekjeprurëse të Jerusalemit në 15 vjet, një palestinez 21-vjeçar hapi zjarr ndaj njerëzve ndërsa dilnin të premten nga një sinagogë pas lutjeve.



Comments are closed.