×
Tuesday, March 21, 2023

Bjellorusia mbyll kufijtë tokësorë me BE

October 30, 2020




Autoritetet bjelloruse njoftuan sot mbylljen e përkohshme të kufijve tokësorë të vendit me Lituaninë, Letoninë, Ukrainën dhe Poloninë, duke përmendur luftën kundër përhapjes së COVID-19.

“Për shkak të situatës epidemiologjike në vendet fqinje, Bjellorusia po kufizon përkohësisht hyrjen në territorin e saj përmes pikave të kontrollit tokësor me Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Ukrainën”, njoftoi Komiteti Kombëtar i Ruajtjes së Kufirit në një njoftim për shtyp.

“Personeli diplomatik dhe kamionët që transportojnë mallra ndërkombëtare nuk do të preken nga këto kufizime”, shtoi i njëjti burim.

Sipas deklaratës, aeroporti i Minskut do të vazhdojë të mirëpresë fluturimet ndërkombëtare pa asnjë kufizim.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments