×
Thursday, October 6, 2022

Bisedimet post Brexit pranë një marrëveshjeje përfundimtare

December 23, 2020

Progres i rëndësishëm është bërë në negociatat tregtare postBrexit midis Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe, thanë sot burime të shumta europiane.

“Tani jemi në fazën përfundimtare”, tha një zyrtar i BE-së.

“Pas muajsh bllokimi dhe vetëm shumë pak përparim, palët negociuese po i afrohen një marrëveshje”, shtoi ai.

Sipas këtyre burimeve, duket se çështja e konkurrencës së ndershme midis dy partnerëve tregtarë është zgjidhur.

E vetmja mosmarrëveshje e mbetur është ajo e peshkimit, por sipas raportimeve BE dhe BM po i afrohen një marrëveshjeje.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments