×
Thursday, July 25, 2024

Bie alibia e opozitës për parregullsi në Durrës. LSI nuk siguron mandat deputeti

May 26, 2021


Ka përfunduar numërimi i 108 kutive të Qarkut të Durrësit, të kontestuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Nga rihapja e kutive, Partia Socialiste ka humbur 26 vota, Partia Demokratike 38 ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, ka humbur vetëm një votë. Ky rezultat nuk favorizon Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila nuk ka arritur të sigurojë mandatin në këtë qark, mandat i cili ndahej me 136 vota nga Partia Socialiste.

Kujtojmë që PD dhe LSI nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në KAS kërkuan ripërsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit, pasi sipas tyre ka pasur disa parregullsi e është deformuar vullneti i qytetarëve.

Por kjo kërkesë u hodh poshtë nga KAS, e cila la në fuqi, vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili i cilësoi zgjedhjet në këtë qark, por jo vetëm, si të rregullta e të vlefshme.

Eunews.al



Comments are closed.