Presidenti i SHBA, Joe Biden do të takojë zyrtarë të lartë të BE ndërsa ata përpiqen të vendosin qëllime të përbashkëta për sfidat globale si pandemia dhe ajo që ata e shohin si qëndrim më këmbëngulës ndaj Kinës.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Shefi i Këshillit Europian Charles Michel do të mirëpresin Biden në Bruksel, me një orar të ngjeshur për bisedimet e tyre.
Pjesa më e madhe e takimit pritet të tregojë një rivendosje të marrëdhënieve transatlantike pas viteve të vështira nën administratën e Donald Trump.
Deri më tani, çështjet e tregtisë kanë qenë shkaku i fërkimeve të mëdha midis dy partnerëve.
Por, sipas një zyrtari të BE, dita e sotme mund të jetë një pikë kthese.
“Është mjaft e mundshme që të dy palët të nënshkruajnë një marrëveshje shumëvjeçare për të eliminuar të gjitha tarifat në lidhje me mosmarrëveshjen e tyre të aviacionit, theksoi zyrtari.
Eunews.al


