×
Wednesday, December 11, 2024

Biden: Rusia nuk mund të ndryshojë me forcë kufijtë e vendeve fqinje! Putini arrit sot pikën më të ulët në historinë politike 

February 24, 2022


Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi sot sanksione të ashpra kundër Rusisë, por theksoi se ushtria amerikane nuk do të hyjë kurrsesi në Ukrainë.

Sipas Bidenit, qëllimi i sanksioneve është për të dëmtuar sa më shumë dhe në një kohë afatgjatë presidentit Vladimir Putin dhe Rusisë:

Po njoftoj një pako të re agresive sanksionesh që do të ketë pasoja të menjëhershme për Rusinë dhe hyjnë në fuqi menjëherë. Duam të kenë pasoja sa më afatgjata për Rusinë por sa më afatshkurtra për Shqipëri. 75 aleatë të Kombeve të Bashkuar kanë dalë kundër Rusisë.

Ne do të dënojmë Rusinë për aksionet e saj dhe do të minimizojmë ndikimet e saj në vendet e tjera. Putini arrit sot pikën më të ulët në historinë politike. Me sanksionet e reja, duam të cenojmë bankat kryesore ruse, që të mos kenë më qasje në financat amerikane.

Do të vendosim sanksione të egra dhe ndaj bizneseve më të mëdha ruse. Ne do të dëmtojmë të gjitha kapacitetet financiare ruse. Do të jenë pozitë e rëndë për ambicien e Putinit në dekadat në vijim”.

Biden tha se nesër do të jetë samiti i radhës i NATO-s, ku SHBA-ja do të jetë krah aleatëve tanë europianë.

“Edhe pse kemi ofruar ndihma të mëdha për Ukrainën, ushtria amerikane nuk do të hyjë në Ukrainë për të penguar agresionin rus. Tani NATO është më i bashkuar se kurrë. Një sul ndaj një anëtari të NATO-s është sulm ndaj NATO-s”, theksoi ai.

“Po ashtu duam të sanksionojmë Bjellorusinë. Po ashtu në Poloni dhe Ukrainë. Sot, në dritën e agresionit rus ndaj Ukrainës, NATO u bashkua për të gjetur një përgjigje. Kemi një plan përgjigje. Kemi vendosur të shtojmë kapacitete tona në Gjerman i dhe në vend të tjera”.

SHBA po përgatitet të furnizojë aleatët e saj europianë, me gaz të lëngshëm. Puni po mban rolin e një bullizuesi. Jemi të gatshëm për t’u përgatitur. Kemi qenë duke bashkëpunuar për të përballuar sulmet kibernetike ruse dhe sulme të tjera“.

Sulmin rus ndaj Ukrainës, presidenti amerikan Joe Biden i cilëson si një përpjekje të presidentin rus Vladimir Putin për të rikthyer Bashkimin Sovjetik.“Nuk e kam nënvlerësuar presidentin rus. Ai po bën përpjekje për të rikthyer Bashkimin Sovjetik”, tha Biden për mediet.

Presidenti amerikan  ishte i bindur kur tha se “Rusia nuk mund të ndryshojë me forcë kufijtë e vendeve fqinje”, ndërsa mohoi çdo plan për të diskutuar me Putinin.

Liria gjithnjë do të fitojë”, mbylli Biden deklaratën e tij.

Vladimir Putin e urdhëroi në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës nisjen e mësymjes në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Të tmerruar, njerëzit kanë nxituar të largohen prej andej. Një numër i madh makinash janë parë nëpër rrugë, teksa paniku i ka përfshirë banorët e Kievit.

Ata që nuk janë larguar, iu drejtuan me nxitim bodrumeve, ndërsa stacionet e metrosë së Kievit gjithashtu raportohet se po kthehen në bunkerë të improvizuar. Dëshmitarë okularë i kanë thënë CNN se stacionet se metrove janë mbushur me njerëz, që kanë marrë sasi të mëdha ushqimi me vete. “Stacionet janë plotë, “, tha një qytetar i Kievit. Dëshpërimi ka pushtuar banorët edhe në zona të tjera si qyteti Chuguev, ku bombardimet ruse kanë shkatërruar shtëpi e një trup i pajetë dergjet në rrugë i mbuluar me batanije.




Comments are closed.