Biden: Pres me padurim bashkëpunimin me Mario Draghin



Presidenti amerikan, Joe Biden përshëndeti kryeministrin italian, Mario Draghi në një mesazh në Twitter dhe theksoi se priste të bashkëpunonte ngushtë për të thelluar marrëdhënien e fortë dypalëshe.
“Urime, kryeministër Mario Draghi. Unë pres të punojmë ngushtë me ju për të thelluar marrëdhënien tonë të fortë dypalëshe, të bashkëpunojmë gjatë udhëheqjes suaj të G20 dhe të trajtojmë sfidat globale që nga COVID-19 deri te ndryshimi i klimës”, theksoi Joe Biden në një mesazh në Twitter.
Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane (BQE), i zgjedhur nga presidenti i Republikës, Sergio Mattarella për të pasuar Giuseppe Conte, i detyruar të jepte dorëheqjen pas prishjes së koalicionit, ka zgjedhur një njeri të besuar si Daniele Franco, për Ministrinë kyçe të Ekonomisë.
Eunews.al

