×
Sunday, April 2, 2023

Biden: Paketa e ndihmës ekonomike do të hapë vende pune për shtatë milionë persona

March 13, 2021



Presidenti i SHBA-së, Joe Biden theksoi se paketa e ndihmës ekonomike prej 1,9 trilionë dollarë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) do të hapë vende pune për shtatë milionë persona.

Biden mbajti një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë lidhur me paketën e ndihmës ekonomike për të luftuar COVID-19 me një vlerë prej 1,9 trilionë dollarë të cilën e nënshkroi dje pas miratimit në Kongres.

Paketa e ndihmës në fjalë është e rëndësishme për vendin, nënvizoi Biden i cili duke rikujtuar karrierën e tij në Kongres tha se miratimi i ligjeve të tilla është shumë i vështirë.

“Kjo paketë ekonomike do të ndikojë drejtpërdrejt në situatën emergjente në vend. Do të ndryshojë jetën e miliona njerëzve”, theksoi ai.

Sipas tij, edhe çeku prej 1 400 dollarë do t’u jepet personave në kuadër të paketës së ndihmës ekonomike që nga fundi i kësaj jave.

“Kjo paketë e ndihmës ekonomike do të hapë vende pune për shtatë milionë persona”, shtoi Biden.

Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi dje planin e ndihmës antiCOVID-19 prej 1,9 trilionë dollarësh në Zyrën Ovale, duke e cilësuar si ligji të kthimit të faqes së pandemisë dhe rimëkëmbjes së ekonomisë.

Biden ka përshpejtuar nënshkrimin e këtij plani, i parashikuar fillimisht të premten, pas miratimit nga Kongresi, pavarësisht kundërshtimit të republikanëve.

Një marrëveshje e re që sipas FMN-së do të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto amerikan nga 5% në 6% në tre vjet dhe do të kontribuojë gjithashtu në rimëkëmbjen botërore, në një moment kur SHBA-ja po tregon shenja të hershme të rimëkëmbjes, siç e tregon gjithashtu ulja e kërkesës për përfitime të papunësisë.

Por, është gjithashtu një manovër me një gjurmë të fortë shoqërore, e cila përmirëson mirëqenien dhe mund të ulë varfërinë.

“Një paketë legjislative historike që do të kthejë faqen e kësaj pandemisë, do të japë një ndihmë të menjëhershme për amerikanët dhe një rimëkëmbje të ekonomisë”, nënvizoi Biden.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments