×
Friday, April 19, 2024

Biden: Nuk do ta pranoj vijën e kuqe të Putinit

December 4, 2021


 Nuk do të pranoj vijën e kuqe të askujt, iu përgjigj presidenti amerikan Joe Biden gazetarëve të cilët e pyetën nëse do të pranonte atë të Vladimir Putinit për Ukrainën, kundër hyrjes së saj eventuale në NATO.

“Ne i kemi njohur veprimet e Rusisë për një kohë të gjatë dhe parashikimi im është se do të kemi një diskutim të gjatë”, shtoi presidenti amerikan duke iu referuar samitit të ardhshëm virtual me homologun e tij rus, sipas grupit të reporterëve që ndjek Biden.

Kremlini po planifikon një ofensivë me shumë fronte në Ukrainë në fillim të vitit të ardhshëm duke përdorur 100 grupe beteje batalioni me rreth 175 000 trupa, së bashku me automjete të blinduara, artileri dhe pajisje të tjera, shkruan ”Washington Post” duke cituar drejtuesit amerikanë dhe dokumentet e paklasifikuara të inteligjencës amerikane,  përfshirë imazhet satelitore.

Dokumentet tregojnë grumbullimin e forcave ruse në katër vende përgjatë kufirit me Ukrainën dhe praninë aktuale të 50 grupeve taktike të batalioneve.

Eunews.al



Comments are closed.