Biden nis në Europë udhëtimin e parë jashtë vendit si president
Në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit si president i SHBA, Joe Biden pritet të mbërrijë sot në Europë.
Presidenti dhe Zonja e Parë, Jill Biden do të takohen me ushtarët amerikanë në qarkun anglez të Suffolkut për të filluar udhëtimin e tyre të parë jashtë shtetit që nga marrja e detyrës në janar.
Të enjten, presidenti Biden pritet të takojë kryeministrin britanik, Boris Johnson pranë Cornwall, ku takimi i G7 mbahet nga e premtja deri të dielën, në kuadër të të cilit Biden pritet të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel, midis udhëheqësve të tjerë të G7-s.
Në fund të vizitës së tyre në Britaninë e Madhe, presidenti i SHBA dhe Zonja e Parë do të priten të dielën nga mbretëresha Elizabeth II në Windsor, afër Londrës.
Të hënën, Biden planifikon të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel, ku një takim i nivelit të lartë me përfaqësuesit e BE është planifikuar për të nesërmen.
Të mërkurën e javës së ardhshme, Biden pritet të mbajë një samit të pritur me presidentin rus, Vladimir Putin në Gjenevë para se presidenti i SHBA të kthehet në Uashington.
Eunews.al