×
Thursday, April 18, 2024

Biden në Uiskons për të kërkuar mbështetje për paketën e re ekonomike

February 17, 2021


Presidenti Joe Biden po shmang Kongresin e ndarë, duke iu drejtuar vendit të martën në një takim me qytetarët në Uiskonsin për të kërkuar mbështetje për paketën e tij të shpëtimit ekonomik prej 1.9 trilionë dollarësh.

Me ligjvënësit akoma të pasionuar nga gjyqi i javës së kaluar në Senat, ku ish-presidenti Trump doli i pafajshëm, Biden po shpreson të shmang përçarjet partiake duke iu drejtuar votuesve të zakonshëm në takimin e parë me qytetarët që do të transmetohet nga kanali CNN në Miluoki, udhëtimi i tij i parë zyrtar jashtë Uashingtonit si president.

Në transmetimin e drejtpërdrejt televiziv Biden do “të bisedojë me qytetarët në Uiskonsin, me ata që pajtohen me të, dhe me ata që janë kundër tij”, tha të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki. Ajo shtoi se Presidenti Biden është “i përqendruar” në miratimin e planit të tij.

Paketa stimuluese e Presidentit Biden do të dyfishonte masën e mëparshme të miratuar nga Kongresi, pas një debati të fortë, në dhjetor.

Administrata thotë se injektimi masiv i parave, duke përfshirë 1,400 dollarë çeqe për shumë amerikanë, janë jetike për të parandaluar ngecjen e rimëkëmbjes së ngadaltë ekonomike.

Një tjetër qëllim kryesor i rritjes së shpenzimeve është forcimi i operacionit të vaksinimit kundër Covid-19, një sfidë logjistike, mjekësore dhe financiare mbi të cilën mund të varet i gjithë mandati i parë i Presidentit Biden.

Por shuma e lartë e projekt-ligjit për stimulimin e ekonomisë, si dhe disa nga detajet e shpenzimeve, kanë nxitur skepticizëm në mesin e shumicës së republikanëve në Kongres.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments