Biden mirëpret Medaljen Presidenciale nga Kosova për të birin e ndjerë: “SHBA do të mbeten partner i palëkundur i Kosovës”



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të akrdojë këtë të diel, Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka vdekur nga kanceri në tru më 2015, raporton rrjeti televiziv amerikan, NBC News.
Ai ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.
Përmes një video-mesazhi, presidenti Biden, ka thënë se Kosova “është në zemrat e gjithë familjes Biden”.
Mesazhi i plotë i Presidentit të SHBA, Joe Biden:
Faleminderit Presidentes Osmani. Ndodhem këtu në sallonin qëndror të Shtëpisë së Bardhë dhe me dy nipërit e mi Natalie dhe Hunter. Ata janë larg por janë në ekran me mua.
Doja vetëm të thoja që kjo është e mrekullueshme dhe doja të falenderoja Republikën e Kosovës për këtë medalje. Është një nder i madh të njohësh trashëgiminë e djalit Beau dhe të atit. Ju e dini që puna e Beau në Kosovë ishte e ndjerë. Ai u dashurua me vendin.
Dhë unë kam pasur nipërit me mua, fëmijët e tij Natalie, Hunter, Jill, motra dhe vëllai i tij e gjithë familja e tij. Do të thotë shumë për ne, për të gjithë familjen.
Pesë vjet më parë unë solla në Kosovë Natalie dhe Hunter, të cilët janë rritur tashmë, 15 dhe 16 vjeç, sëbashku me të gjithë familjen Biden, Jill djalin dhe vajzën, për të marrë pjesë në ceremoninë që i dha rrugës përballë kampit ‘Bondsteeel’ emrin e Beau në nder të tij.
Ishte thellësisht prekëse që vetëm një vit pasi ne e kishin humbur djalin tone Beau të shihnim sesi memoria e ti nderohej në në mënyrë që të dy partitë politike e bënë. Të shkosh në Kampin Bondsteeel dhe të dëgjosh sesi flisnin mbi Beau, të dëgjosh mbi sa jetë ka ndikuar Beau.
Do të jemi përjetësisht falenderues ndaj popullit të Kosovës, me të cilët Beau u dashurua. Aq shumë është e vërtetë kjo sa ai besonte thellësisht në pavarësinë dhe demokracinë tuaj. Si avokat në Departamentin Amerikan të Drejtësisë ai doli vullnetar për të shkuar në Kosovë dhe të mbështeste pavarësinë dhe demokracinë tuaj të re në Ballkan dhe mbi të gjitha Shtetin e së drejtës.
Në atë kohë Kosova kishte ende plagë të luftës dhe drejtësi të mbytur për shkak të sundimit totalitar prej dekadash. Mirëpo Beau e ka parë se çfarë mund të bëni ju. Beau e ka parë edhe atëherë të ardhmen që ka qenë e mundur për shtetin tuaj krenar. Një të ardhme që Kosovës i është mohuar për një kohë të gjatë.
Prandaj ai ishte aq shumë i angazhuar për të punuar me qytetarët e Kosovës dhe të sigurohej që krimet e luftës të ishin hetuar plotësisht dhe të ndiqeshin penalisht në mënyë profesionale.
Ai e ndihmoi Kosovën të ngrinte një sistem drejtësie të drejtë të aftë që të jepte drejtësi dhe pajtimin për vendim pas shumë atyre viteve që Slobodan Milošević e shtypi vendin tuaj.
Por, Beau krijoi trajnim për prokurorët dhe gjyqtarët e rinj e cila do të ngrinte themelet për Institutin Gjyqësor të Kosovës, e cila është tani Akademia e Drejtësisë. Beau ishte i pari që ju tregoi ju, ashtu siç na tregoi ne, që ai ishte vetëm një nga njerëzit e dedikuar tek detyra përfshirë shumë qytetarë krenarë të Kosovës.
Prandaj, duke pranuar këtë çmim në emër të djalit tonë, më duhet të nënvizoj progresin e pabesueshëm që Kosova ka bërë në këto 20 vite.
Ka pasur shumë here dhe të gjithë njerëzit që punuan të palodhur për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për qytetarët e Kosovës. Ka akoma shumë punë për të bërë, dhe ska nevojë që këtë t’jua them unë. Më shumë punë për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur jetët e minoriteteve etnike dhe fetare. Të ndërtohen marrëdhënie pozitive me kombet fqinje dhe të forcosh zhvillimin ekonomik.
Për këtë unë ju angazhohem ju që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten partner i qëndrueshëm në këtë botë. Së bashku mund të dëshmojmë që demokracia është e aftë për të ofruar në bazë të nevojave të njerëzve.
Isha me të vërtetë i lumtur që isha në gjendje të ndaja vaksinën e sigurtë dhe efikase Pfizer me të gjithë ju nga furnizimi që kishim për njerëzit e Kosovës që të mposhtin COVID-19. Dhe pres që ajo vaksinë të dorëzohet nga COVAX dhe dozat do vijnë për pak javë.
Si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mezi pres të vazhdojmë marrëdhëniet e ngushta dhe të miqësisë midis dy kombeve tona.
Sërish në emër të Natalie, mbesës sime të bukur dhe Hunter, nipit tim të mrekullueshëm, vëllait të tij Hunter dhe motrës Ashley, Jillit, mua dhe të gjithë familjes Biden, ju falenderojmë për këtë nder të madh. Vlen më shumë sa ju mund ta mendoni.
Kombi i Kosovës është në zemrën të të gjithë familjes Biden. Siç mund të thoshte mamaja ime e ndjerë, Zoti ju do, Zoti ju do.
“Puna e Beaut në Kosovë ka qenë e përzemërt. Ai e ka dashur shtetin tuaj”, i ka thënë Biden presidentes Osmani.
“Atë kohë Kosova kishte ende plagë të luftës dhe drejtësi të mbytur për shkak të sundimit totalitar. Mirëpo Beau e ka parë se çfarë mund të bëni ju. Beau e ka parë edhe atëherë të ardhmen që ka qenë e mundur për shtetin tuaj krenar”.
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës ka thënë se kjo medalje “u dedikohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Osmani ka paralajmëruar se mesazhi i plotë i presidentit Biden do të transmetohet të dielën.
“Ky adresim i Presidentit Biden dëshmon raportet speciale e të palëkundura ndërmjet dy vendeve tona. Jemi të bekuar me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kjo është hera e dytë që Kosova nderon djalin e presidentit amerikan.
Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si nënpresident amerikan, ai, së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteeel.
NBC News ka raportuar se ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett do të pranojë medaljen në ceremoninë e së dielës.
Shtohet se këngëtarët kosovarë do të performojnë këngë të një prej grupeve të preferuara të Beau Bidenit, Coldplay.

