×
Saturday, February 15, 2025

Biden kritikon Trump për mbajtjen e tubimeve në mes të pandemisë

September 30, 2020


Kandidati presidencial demokrat në SHBA, Joe Biden kritikoi presidentin Donald Trump gjatë debatit të parë presidencial të martën mbrëma për mbajtjen e tubimeve të fushatës në mes të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), duke e quajtur atë një “budalla”.

Moderatori Chris Wallace e pyeti Trumpin pse po mban tubime të mëdha ndërsa Trump tha se kjo është për shkak se njerëzit “duan të dëgjojnë atë që kam për të thënë” dhe pohoi se nuk ka patur “asnjë efekt negativ” nga tubimet.

“Deri më tani ne nuk kemi patur asnjë problem. Ne kemi turma të jashtëzakonshme”, tha Trump.

Si përgjigje, Biden pretendoi se Trump nuk kujdeset në parandalimin e përhapjes së virusit, duke thënë se “Ai kurrë nuk u shqetësua për ju. Ai nuk është i shqetësuar për njerëzit që marrin frymë atje”.

“Trump ka qenë krejtësisht i papërgjegjshëm për mënyrën se si e ka trajtuar distancimin fizik dhe njerëzit që mbajnë maska në thelb duke i inkurajuar ata që të mos e bëjnë këtë”, tha Biden.

“Ai është budalla për këtë”, shtoi kandidati presidencial demokrat.

Biden zhvillon evente më të vogla të fushatës, për të cilat Trump ia ktheu se “askush nuk do të shfaqet”.

Trump ka mbajtur më shumë se 20 tubime deri më tani, kryesisht në ambient të hapur ndërsa fushata e Bidenit preferon telefonatat dhe ngjarjet e mediave sociale.

COVID-19 ka infektuar 7.1 milionë njerëz në të gjithë SHBA-në dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 205 mijë personave.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments