Biden kërkon reforma në Gjykatën e Lartë, duke përfshirë kufirin e mandatit 18-vjeçar
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden zbuloi sot planin për të reformuar Gjykatën e Lartë, duke përfshirë kufizimet e mandatit për nëntë gjyqtarët dhe një kod të detyrueshëm të etikës.
Ndryshimet në funksionimin e gjykatës së lartë kërkojnë një proces të vështirë.
Pozicioni i gjykatës në publik ka rënë me kalimin e viteve. Gjithnjë e më shumë – ajo nuk shihet më si një kontroll i paanshëm i pushtetit të degëve ekzekutive dhe legjislative – por si një institucion tjetër partiak në Uashington.
Shtëpia e Bardhë tha se gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët emërohen nga presidentët dhe konfirmohen nga Senati, kanë rrëzuar precedentët ligjorë të krijuar prej kohësh që mbrojnë të drejtat themelore.
Ajo tha se shumica konservatore e gjykatës ka shkatërruar mbrojtjen e të drejtave civile, ka hequr të drejtën e gruas për të zgjedhur dhe tani u ka dhënë presidentëve imunitet të gjerë nga ndjekja penale për krimet që ata kryejnë në detyrë”, duke iu referuar vendimit të fundit që lidhet me çështjet penale të ish-presidentit Donald Trump.
Reformat e Biden do t’i zhveshin gjyqtarët nga emërimet e tyre të përjetshme. Presidenti propozoi një mandat 18-vjeçar.
Në një artikull në “Washington Post”, Biden tha se kufizimet e mandatit do të ulnin mundësinë që çdo presidencë e vetme të ndryshojë rrënjësisht përbërjen e gjykatës për brezat që do të vijnë.
Reforma e dytë e madhe është ajo që Shtëpia e Bardhë e quan “sjellje të detyrueshme, të zbatueshme dhe rregulla etike” për nëntë gjyqtarët.







