×
Saturday, July 31, 2021

Berisha “shet” Bashën: Akuzat për rrugën Durrës-Kukës kanë qënë për ministrin, s’ka asgjë për mua

May 20, 2021


Një ditë më parë një vendim i DASH, shokoi opinionin publik shqiptar. Në vendimin në fjalë thuhej se ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjes së tij i ishte ndaluar hyrja në SHBA.

Pas publikimit të këtij vendimi, Berisha është shprehur publikisht, duke kërkuar që të publikohen dokumentet për çdo akuzë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha theksoi se nuk ka pasur asnjë akuzë në drejtim të tij, për shpërdorim të fondeve publike.

Pas kësaj deklarate, Blendi Fevziu ndërhyri duke i kujtuar akuzat për rrugën Durrës-Kukës.

Por, ndoshta për herë të parë, Sali Berisha “drejtoi gishtin”, ndaj pasardhësit të tij në krye të PD-së, Lulzim Basha.

Ky i fundit një person I mbështetur dhe suportuar fort nga Sali Berisha, por sot Berisha tha “Akuzat për rrugën Durrës-Kukës kanë qënë për ministrin, ka qënë politike, ska pasë asgjë për Berishën”.

Kujtojmë këtu se në atë kohë ministër i Transportit, ishte pikërisht Lulzim Basha, dhe afera per te cilen eshte akuzuar direkt nga KLSH e asaj kohe shkonte ne 230 milione euro te zhdukura!.

Eunews.al

Comments are closed.