×
Friday, October 22, 2021

Berisha Kërcënon Bashën nëse i shkon ndërmend ta përjashtojë nga PD

September 7, 2021

Sali Berisha ka treguar se çfarë do të bënte nëse Partia Demokratike do të merrte vendimin ta përjashtonte nga grupi parlamentar.

Në një intervistë për emisioninin ‘Now”, Berisha tha se do bënte gjithçka që PD-ja të bëhej ajo e para, teksa shton se tek kjo forcë politike ka pasur dhe ka influencë të fuqishme.

Ai ka kërcënuar hapur Bashën, duke lënë kuptojë se do të luftonte për t’i marrë partinë nëse e përjashton nga PD.

“Raportet e mia me zotin Basha, me Partinë Demokratike dhe cilindo tjetër, ndërtohen mbi bazën e parimit ndaj një qëllimi të caktuar. Unë u qëndroj atyre parimeve, nuk i ndryshoj kurrë.

Por nesër, nëse PD-ja apo kushdo të ndërmerrte një vendim aparimor, do bëja gjithçka që PD-ja të bëhej ajo e para.

Asnjë lloj kufizimi nuk mund të ketë. Kam pasur dhe kam influencë shumë të fuqishme në PD dhe kjo buron nga fakti se unë kam mbrojtur interesat e asaj partie dhe demokratëve me vendosmërinë më të madhe.

Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri krimin e organizuar, korrupsionin e të gjitha niveleve dhe kam mbrojtur interesin kombëtar”, tha ai.

Eunews.al

Comments are closed.