×
Thursday, March 27, 2025

Berisha fton demokratët në protestë: Në orën 16.00 të gjithë në Tiranë, Lul Brava dhe Rama do kenë të njëjtin fat

December 18, 2021


Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë pak minuta më parë nga shtëpia e tij në zonën e njohur si “Rruga e Salës” në Tiranë dhe është nisur drejt lokalit pranë Ambasadës së SHBA, ku do të shprehë vullnetin e tij për shkarkimin ose jo të Lulzim Bashës.

Sali Berisha ka treguar për herë të parë dhe orën e protestës së të hënës dhe ftoi demokratët.

“Ato që bënë Lulzim Brava, atë skenar e merr nga kreu i meduzës. Do kenë të njëjtin fund dhe të njëjtin fat.

Ditën e hënë në orën 16.00 të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar dhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 420 milionë eurove që kërkon kreun i meduzës me SPAK-un e tij ti fsheh në një vjedhje 3 milioën euro”, tha ai ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:Është anëtarësia që vendos sot për shkarkimin e Lulzim Bravës nga ajo detyrë që nuk e ka merituar ndonjëherë. Ky është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimit të PD dhe pluralizmit politik shqiptar.

Ky është një akt madhor që ka dridh themelet e narkoshtetit.E patë kreun e meduzës mbrëmë sesi përpiqej të tjetërsohej në çdo gjë tjetër nga ai që është.

E patë ju Lul Bravën sesi ka mbledhur në anti-Kuvendin e tij nxënës shkollash dhe kryetar të bashkive të PS.

Shikoni nga ana tjetër ngadhënjimin e opozitës së vërtetë.Vetëm me hapat e para ka sjell entuziazëm, ka sjell shpresë të madhe dhe besim në rritje në rininë dhe të gjitha shtresat e tjera të popullsisë në Shqipëri.

Shikoni kahun tjetër, sesi po shëmtohet çdo ditë e më shumë me aktet e veta.

Ato që bënë Lulzim Brava, atë skenar e merr nga kreu i meduzës. Do kenë të njëjtin fund dhe të njëjtin fat.

Ditën e hënë në orën 16.00 të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar dhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 420 milionë eurove që kërkon kreun i meduzës me SPAK-un e tij ti fsheh në një vjedhje 3 milioën euro.

Kuvendi është autoriteti më i lartë në PD që me votën e tij thirri referendumin. Keni një anti-Kuvend të shoqatës Brava-Bardhi.

Shqiptarët e dinë vetë detyrën e tyre. Unë kam paralajmëruar se “Ballkani i Hapur” nuk mund të kalojë më si aleancë kundër interesave të shqiptarëve.

Eunews.al




Comments are closed.