×
Friday, December 3, 2021

Berisha fton Bashën në Kuvendin e tij dhe kërcënon: Mjerë ai që do përballet me revolucionin tim!

November 15, 2021

Partia Demokratike është kthyer në fasadë të pushtetit të Edi Ramës. Kështu u shpreh Sali Berisha mbrëmjen e së hënës teksa i cilësoi si guximtarë 4200 demokratët që kanë firmosur formularët për të mbledhur Kuvendin në 11 Dhjetor.

Ai tha se Lulzim Basha po përpiqet të pengojë këtë ‘lëvizje vullkan’ përmes përpjekjeve qesharake dhe të turpshme.

“Pesë ditë pas dorëzimit të 4200 firmave, peng-kryetari mbledh Kryesinë false të kësaj Partisë Demokratike, e cila në masën 60 përqind të saj është zgjedhur në dhunim të statutit të partisë dhe jo me votën e fshehtë të Këshillit Kombëtar. Të emëruar nga peng-kryetari që njofton datën që i jep Edi Rama, 18 Dhjetor. Me këtë rast dua të njoftoj 4200 firmëtarët se nuk do të ketë kurrë asnjë forcë të nëpërkëmbë firmat e tyre dhe se Kuvendi i PD do të mblidhet datën e shpallur prej tyre. Ju garantoj se kjo lëvizje është një revolucion paqësor më i madhi në histori. Mjerë ai që do përballet me këtë revolucion. Pengkryetarit i them, me 11 dhjetor je i ftuar të vish në Kuvendin e PD” – tha Berisha.

Eunews.al

Comments are closed.