×
Wednesday, December 8, 2021

Berisha: Do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

November 25, 2021

Sali Berisha hodhi poshtë të gjitha zërat se nëse del fitimtar nga kuvendi i 11 dhjetorit ai mund të krijojë një parti të re. “kurrë jo” u përgjigj Berisha për këtë hipotezë. Ai përsëriti edhe njëherë tezën e njohur të rithemelimit të kësaj parti nëse ka shumicën e delegatëve në kuvend.

Berisha gjatë intervistës shpjegoi rrethanat si u nda me Lulzim Bashën dhe përsëriti tezën e ndëshkimit të tij pa prova si pasojë e lobimit të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. 

Ajo që bëri përshtypje në këtë intervistë qe se Zëri i Amerikës që është një radio e financuar nga shteti amerikan i lë hapsirë një personi të shpallur non grata nga sekretari i shtetit Blinken.

Eunews.al

Comments are closed.