×
Saturday, February 15, 2025

Berat Gjimshiti zgjidhet në formacionin e javës në Serie A

February 4, 2025


Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është zgjedhur në formacionin e javës së 23-të në Serinë A.

Ai gjeti rrugën e rrjetës në Serinë A me Atalantën pas dy vitesh e gjysmë “heshtje” në elitën e futbollit italian.

Mbrojtësi realizoi një paraqitje spektakolare në barazimin me Torinon, duke rezultuar lojtari me notën më të lartë te bergamaskët.

31-vjeçari veç golit, fitoi edhe 8 nga 9 duelet me kundërshtarët, si dhe dha 1 pasim kyç.

Sulmi udhëhiqet nga sulmuesi i Juventusit, Kolo Muani, i cili shkëlqeu me dygolësh kundër Empolit.




Comments are closed.