×
Saturday, April 26, 2025

Belgjikë, protestë në mbështetje të Ukrainës

March 27, 2022


Mijëra persona në Belgjikë u mblodhën për të marshuar në mbështetje të qeverisë së Ukrainës.

Ndërkohë që vazhdon operacioni që Rusia ka filluar në territorin e Ukrainës, nga bota vazhdojnë të vijnë gjithashtu mbështetje për qeverinë e Kievit.

Para stacionit verior të trenave në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, mijëra persona u mblodhën për protestën që u zhvillua me iniciativën e shumë shoqatave dhe organizatave me sloganin “Ndaloni luftën, paqe dhe solidarizim për Ukrainën”.

Protestuesit marshuan deri në stacionin qendror të trenave në Bruksel dhe krahas flamujve të Ukrainës mbajtën në duar tabela dhe pankarta me mbishkrimet “Putin hiqi duart nga Ukraina”, “Jo luftës”, “Paqe” dhe “Ndaloni luftën”.

Në protestën ku morën pjesë shumë familje me fëmijë, u kërkua që të ndalet blerja e energjisë nga Rusia dhe që Ukraina të pranohet në Bashkimin Evropian (BE).




Comments are closed.