×
Wednesday, December 11, 2024

Belgjikë, personeli shëndetësor protestë kundër kryeministres, Wilmes

May 17, 2020


Gjatë vizitës në një spital në Bruksel, personeli shëndetësor ka protestuar kundër kryeministres së Belgjikës, Sophie Wilmes.

Sipas mediave lokale, infermierët dhe mjekët e Departamentit të urgjencës protesuan ndaj kryeministres Wilmes duke i kthyer shpinën derisa ajo po hynte me automjetin e saj në hyrjen e spitalit Saint-Pierre në Bruksel.

Punonjësit e shëndetësisë thanë se protestën e zhvilluan për të tërhequr vëmendjen mbi ndërprerjet për sektorin shëndetësor që Wilmes ka kryer në periudhën kur ishte ministre përgjegjëse për buxhetin.

Ndërsa Wilmes tha se duhet të bëhen rregullime të reja lidhur me personelin shëndetësor pas situatës së krizës që shkaktoi pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Pas një takimi me përfaqësuesit që organizuan protestën, Wilmes theksoi rëndësinë e dialogut.

Në Belgjikë, me 345 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 54.989 ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 9.005.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments