Begaj takim me Presidentin e INTERPOL: Lufta ndaj kriminalitetit ka qenë më e suksesshme falë bashkëpunimit!
June 11, 2024



Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Presidentin e INTERPOL-it, Ahmed Nasser Al- Raisi.
Presidenti i Republikës vlerësoi dhe inkurajoi vijimësinë e bashkëpunimit midis INTERPOL-it dhe Policisë së Shtetit.
Kryetari i Shtetit theksoi se lufta kundër kriminalitetit ka qenë më e suksesshme në sajë të forcimit të këtij bashkëpunimi kohët e fundit.

