×
Friday, April 12, 2024

Begaj: Shqipëria në krah të Ukrainës dhe në mbrojtje të vlerave universale

February 24, 2024


Presidenti Bajram Begaj u shpreh sot se Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale.

Në një reagim me rastin e dy vjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Begaj theksoi se, jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit.

“Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit”, nënvizoi Begaj

“Ukraina sot është ndërgjegjja jonë. Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik. Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale”, theksoi Presidenti Begaj.



Comments are closed.