×
Thursday, January 15, 2026

Begaj pret kryeparlamentarin saudit: Forcim i marrëdhënieve dypalëshe

June 25, 2024


Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Dr. Abdullah Mohammed Ibrahim Al-Sheikh.

Sipas zyrës së shtypit pranë Presidencës, biseda u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për ndihmën humanitare dhe financiare që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.

Në takim është vlerësuar fakti se intensifikimi i kontakteve të nivelit të lartë përgjatë viteve të fundit ka dhënë rezultat në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, teksa Presidenti Begaj shprehu bindjen për avancimin e kësaj agjende dypalëshe.

Presidenti i Republikës i përcolli kryeparlamentarit saudit përgëzime për mbështetjen ndaj Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërsa theksoi nevojën e lobimit të Arabisë Saudite me ato shtete të Organizatës së Bashkëpunimit Isamik (OIC) dhe të Ligës Arabe që ende nuk e kanë njohur atë.




Comments are closed.