Begaj: Dita e Verës të jetë një burim ripërtëritjeje për çdo shqiptar
March 14, 2023




Presidenti Bajram Begaj uroi sot Ditën e Verës.
“Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që stina me ngjyrat dhe ngrohtësinë e saj, të jetë një burim ripërtëritjeje për çdo shqiptar”, shkruan Begaj në urimin e tij.
Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj, jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë.
