BE zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë



Bashkimi Evropian vendosi zgjatjen e sanksioneve ekonomike që ka vendosur të zbatojë në vitin 2014 kundër Rusisë për shkak të veprimeve të saj destabilizuese lidhur me situatën në Ukrainë.
Në një deklaratë nga Këshilli i BE-së, bëhet e ditur se sanksionet me objektiv ekonominë ruse u zgjatën deri me 31 korrik 2021.
Sanksionet kufizojnë qasjen e bankave dhe kompanive ruse në tregjet e kapitalit primar dhe sekondar të BE-së si dhe ndalojnë mbështetjen financiare për institucionet financiare ruse. Gjithashtu me sanksionet ndalohen importi, eksporti dhe transferimi i materialeve në fushën e mbrojtjes si dhe qasja në teknologjitë e ndjeshme për sektorin rus të energjisë që kryen prodhim dhe hulumtime të karburanteve.
Si shtesë e sanksioneve ekonomike, ndaj Rusisë zbatohen edhe sanksione të tjera për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit. Në mesin e këtyre janë masat diplomatike dhe masat kufizuese ndaj individëve.
Në mars të vitit 2014, Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetin e Sevastopolit. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe ngjarjeve në lindje të Ukrainës, BE-ja, SHBA-ja dhe disa vende filluan të zbatojnë sanksione ekonomike ndaj Rusisë.
Sanksionet shtesë të BE-së, të përbërë nga ngrirja e pronave dhe ndalimet e udhëtimit, përfshijnë shumë zyrtarë të lartë rusë dhe separatistë.
Eunews.al
