BE vendos sanksione ndaj 160 qytetarëve të tjerë rusë



Këshilli i BE-së ka vendosur masa kufizuese ndaj 160 qytetarëve të tjerë rusë, përfshirë oligarkë, biznesmenë dhe anëtarë të Këshillit të Federatës Ruse.
“Këshilli vendosi sot të vendosë masa kufizuese ndaj 160 personave të tjerë në lidhje me agresionin e vazhdueshëm të pajustifikuar dhe të paprovokuar ushtarak rus kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e internetit të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Personat dhe subjektet e listuara përfshijnë 14 oligarkë dhe biznesmenë të njohur, të përfshirë në sektorë kryesorë ekonomikë që ofrojnë një burim të konsiderueshëm të ardhurash për Federatën Ruse, veçanërisht në sektorët metalurgjikë, bujqësi, farmaceutikë dhe telekomunikacion si edhe anëtarët e familjeve të tyre.
Gjithashtu, sanksione janë vendosur edhe ndaj 146 anëtarëve të Këshillit të Federatës Ruse, të cilët kanë ratifikuar vendimet e qeverisë të “Traktatit të miqësisë, bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke midis Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Donetskut dhe Luhanskut”.
Deri më tani BE ka sanksionar 862 individë dhe 53 subjekte.

