×
Friday, January 16, 2026

BE vendos detyrime doganore ndaluese për produktet bujqësore ruse

May 30, 2024


Vendet anëtare të BE-së ranë dakord sot që të vendosin detyrime doganore ndaluese për importet e produkteve bujqësore ruse, të cilat aktualisht janë kryesisht të përjashtuara, njoftoi komisioneri evropian për Tregtinë, Valdis Dombrovskis.

”Kjo masë, e propozuar në mars nga Komisioni Evropian, synon të ulë të ardhurat që i lejojnë Moskës të financojë luftën e saj në Ukrainë”, deklaroi ai.

”Gjithashtu, të ndalojë eksportin e paligjshëm të grurit të vjedhur nga Ukraina dhe të parandalojë Moskën nga destabilizimi i tregjeve bujqësore”, shtoi Dombrovskis në X.

Ndërkohë, edhe më 27 maj, ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan një regjim të ri sanksionesh për të ndëshkuar abuzimet serioze të të drejtave të njeriut në Rusi.

Sistemi i ri i sanksioneve u krijua pas vdekjes së liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny dhe synon individë dhe organizata përgjegjëse për shtypjen e opozitës.

Këto masa ndëshkuese janë të ndara nga sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Sanksionet përfshijnë gjithashtu masa ndëshkuese, veçanërisht ndalimin e hyrjes në Bashkimin Evropian dhe ngrirjen e aseteve të mbajtura në bllok.

Për herë të parë, është duke u konsideruar edhe sektori fitimprurës i gazit natyror të lëngshëm (LNG) të Rusisë.




Comments are closed.