×
Sunday, June 4, 2023

BE: U takon shteteve të vendosin për eksportin e pajisjeve mjekësore në Ballkanin Perëndimor

March 16, 2020



“Vendet anëtare të BE-së do të vendosin vetë nëse do të eksportojnë pajisje mjekësore në vendet e Ballkanit Perëndimor”, -deklaroi zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer.

“Eksportet mund të autorizohen dhe pajisjet mund të eksportohen në atë rajon”, -tha Mamer, shkruan “Radio Europa e Lirë”.

Sipas tij varet nga vendet anëtare të BE-së që të vendosin për eksportet e mundshme, kështu që zyrtarët e Komisionit Europian nuk duan ta quajnë vendimin “ndalime të eksportit”.

Komisioni Europian vendosi me urgjencë të dielën të kufizojë eksportet e pajisjeve mjekësore jashtë BE-së në mënyrë që “të mbrojë disponueshmërinë e furnizimeve të pajisjeve të tilla brenda tregut të vetëm të BE-së”.

Vendimi për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore do të jetë i vlefshëm për 6 javët e ardhshme.

Shumica e vendeve anëtare të BE-së janë duke u ballafaquar me një numër në rritje të të infektuarve me koronavirusin e ri. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se Europa tashmë është epiqendra e virusit dhe jo Kina ku virusi u paraqit për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments