×
Wednesday, December 8, 2021

BE thirrje Londrës për një marrëveshje për zbatimin e protokollit të Irlandës së Veriut

November 21, 2021

Bashkimi Evropian i kërkoi sot Britanisë së Madhe të ndërmarrë një hap të madh drejt 27 propozimeve për të gjetur një marrëveshje për zbatimin e protokollit të Irlandës së Veriut, i parashikuar në marrëveshjen e Brexit.

“Shpresoj që BM tani do të ndërmarrë një hap të madh drejt nesh”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Maros Sefcovic, duke kujtuar “propozimet ambicioze” të bëra nga BE.

Të paraqitura muajin e kaluar, sipas Brukselit, këto propozime do të reduktonin me rreth 80 për qind kontrollet doganore të parashikuara nga protokolli.

I planifikuar për të shmangur një kufi që mund të rrezikojë procesin e paqes, protokolli konsiderohet përgjegjës nga ana britanike për vështirësitë e furnizimit në Irlandën e Veriut.

“Unë jam i sigurt se nëse David Frost, Sekretari britanik i Shtetit për Brexit dhe BM dyfishojnë përpjekjet e tyre dhe arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët në gjysmë të rrugës, ne mund t’i zgjidhim të gjitha çështjet e mbetura”, shtoi Sefcovic, duke vënë në dukje një “ndryshim të tonit në bisedimet gjatë dy javëve të fundit” me Londrën, që duket se ka një qasje më pajtuese se më parë.

Në një kolonë të botuar sot në “Mail”, Frost ndërkohë shpreson “që BE-ja do të tregojë ambicien e nevojshme për të zgjidhur problemin, duke arritur një marrëveshje”.

Londra ende po tund kërcënimin e nxitjes së një klauzole mbrojtëse në marrëveshje që parashikon një pezullim të disa dispozitave në rast të ndërprerjeve të mëdha, gjë që ngre frikën për mundësinë e një lufte tregtare BM-BE.

Marrëveshja tregtare e lidhur në fund të dhjetorit 2020, pas divorcit mes BM-së dhe BE-së, i ofron ish-shtetit anëtar akses të paprecedentë pa tarifa doganore apo kuota në tregun e madh europian.

Protokolli, në fuqi që nga fillimi i vitit, ruan de fakto provincën britanike në bashkimin doganor dhe tregun e përbashkët evropian.

Eunews.al

Comments are closed.