×
Wednesday, April 30, 2025

BE: Të shmangen vendimet e njëanshme për kufijtë

February 16, 2021


Komisioni Europian u bëri thirrje sot shteteve anëtare për një qasje të koordinuar në lidhje me kufizimet në kufijtë e Bllokut.

“KE sapo u ka dërguar një letër të gjitha vendeve anëtare për t’u kujtuar angazhimet e tyre për sigurimin e një qasjeje të koordinuar në nivelin e BE-së në lidhje me kufizimet e lëvizjes së lirë”, shkroi në Twitter eurokomisioneri i Drejtësisë, Didier Reynders.

“Ne duhet të shmangim vendimet e njëanshme”, shtoi ai.

Reynders specifikoi se letra ishte dërguar në emrin e tij dhe në emër të eurokomisioneres për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments