×
Wednesday, February 12, 2025

BE: Të forcojmë bashkëpunimin me Ankaranë

March 25, 2021


Bashkimi Europian i kërkoi sot presidentit turk Recep Tayyip Erdogan garanci të vullnetit të tij të mirë për të rinovuar marrëdhëniet e vështira mes Bllokut dhe Ankarasë.

“Bashkimi Europian është i gatshëm të angazhohet me Turqinë në një mënyrë progresive, proporcionale dhe të kthyeshme, në mënyrë që të forcojë bashkëpunimin në një numër fushash me interes të përbashkët dhe të marrë vendime të mëtejshme në takimin e Këshillit Europian të qershorit”, shkruhet në deklaratën e miratuar nga liderët e BE-së në një samit me video-konferencë.

Ata theksuan se kusht i domosdoshëm duhet të jetë ulja e vazhdueshme e tensioneve dhe angazhimi i Turqisë në mënyrë konstruktive.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments