×
Friday, October 22, 2021

BE sjell tre helikopterë në Shqipëri për shuarjen e flakëve, Rama: Situata do të marrë një drejtim shumë pozitiv

August 6, 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën. 

Ai shkruan në rrjete sociale, se me tre helikopterë të tjerë nga Holanda dhe Çekia, njëra prej të cilave ka kapacitet shumë të lartë ujëhedhës, situata e zjarreve pritet të marrë një drejtim shumë pozitiv në orët e ardhshme. 

Postimi i plotë i Edi Ramës:

🔴 Me 3 helikopterë të tjerë nga Holanda e Çekia – ndër të cilët njëri me kapacitet shumë të lartë ujëhedhës – falë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për shuarjen e zjarreve në Europën Mesdhetare, situata e përmirësuar parashihet të marrë një drejtim shumë pozitiv në orët e ditët e ardhshme💪

Eunews.al

Comments are closed.