BE siguron edhe 4 milionë doza të Pfizer, Ursula von der Leyen: Do të shpërndahen brenda muajit



Bashkimi Evropian do të marrë katër milionë doza shetsë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër covid 19, të cilat do të shpërndahen në rajonet e prekura ndërkufitare brenda bllokut.
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, njoftoi sot se marrëveshja me kompanine do ndihmojë lëhtësimin e masave në pikat kufitare tëk vendet e Unionit.
“Dozat e kesaj marrveshjeve do të dorëzohen përpara fundit të marsit.Kjo do të ndihmojë vendet anëtare të mbajnë nën kontroll përhapjen e varianteve të reja të virusit. Do i përdorim këto aty ku është më e nevojshme, veçanërisht në rajonet kufitare, këto doza të vaksinës do të ndihmojnë edhe në sigurimin ose rivendosjen e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve” tha Ursula von der Leyen.
BE është përballur me kritika të ashpra për shkak të ecurise se ngadaltë të vaksinimeve. BE ka nënshkruar gjashtë kontrata për më shumë se 2 miliardë doza vaksinash, për 450 milionë qytetarë.
Eunews.al

