×
Wednesday, March 22, 2023

BE: Shtetet të përshpejtojnë ratifikimet për planin e rimëkëmbjes

February 12, 2021




BE u kërkoi sot shteteve anëtare të përshpejtojnë ratifikimet kombëtare të mekanizmit duke mundësuar financimin e planit masiv të rimëkëmbjes antiCOVID-19, pagesat e para të të cilit mund të nisin në fillim të verës.

Shtylla kryesore e planit të rimëkëmbjes “Gjenerata e ardhshme e BE-së”, struktura e rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë në formën e granteve (312,5 miliardë euro) dhe kredive (360 miliardë) u miratua zyrtarisht nga institucionet europiane pas dritës jeshile të eurodeputetëve.

Plani europian i rimëkëmbjes, miratuar nga 27 vendet e Bashkimit Europian dhe me një vlerë prej 750 miliardë eurosh në total, është financuar nga një borxh i përbashkët i pazakontë, por vendimi që lejon Komisionin Europian të marrë hua në tregje ende nuk është subjekt i ratifikimit nga të gjithë anëtarët shtetet.

Në momentin aktual, vetëm gjashtë vende si Franca, kanë ratifikuar këtë marrëveshje mbi burimet e veta, një procedurë që përfshin parlamentet kombëtare ose rajonale, në varësi të vendit.

“Lejimi i Komisionit për të mbledhur para për të investuar është një akt i mençurisë dhe besimit (…) Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve anëtare të ratifikojnë vendimit sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në ceremoninë e nënshkrimit.

“Ne nuk mund të presim. Angazhimet janë bërë nga qeveritë me shumicë parlamentare (…) Ne duhet të shpejtojmë, sepse kompanitë nuk presin”, shtoi presidenti i Parlamentit Europian, italiani David Sassoli.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments