BE, samit të jashtëzakonshëm për krizën postzgjedhore në Bjellorusi



Kreu i Këshillit Europian, Charles Michel ka planifikuar një samit të jashtëzakonshëm, ditën e mërkurë, për të diskutuar krizën pas zgjedhjeve në Bjellorusi.
“Bjellorusia ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e saj dhe të zgjedhë lirshëm udhëheqësin e vet”, theksoi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në Twitter.
“Dhuna ndaj protestuesve është e papranueshme dhe nuk mund të lejohet”, shtoi ai.
Mijëra protestues bjellorusë u arrestuan, shumë prej të cilëve pretenduan se ishin keqtrajtuar apo madje torturuar në paraburgim.
Protestat shpërthyen në vendin e Europës Lindore pas zgjedhjeve në fillim të këtij muaji që i dhanë një fitore të diskutueshme presidentit aktual Aleksander Lukashenko.
Bashkimi Europian i dënoi zgjedhjet si “aspak të lira dhe aspak të drejta”.
Javën e kaluar, ministrat e Jashtëm të BE vendosën të fillojnë përgatitjen e sanksioneve kundër zyrtarëve bjellorusë, përgjegjës për dhunën e policisë dhe mashtrimet në zgjedhje.
Eunews.al

