×
Thursday, May 22, 2025

BE rindërton 22 shkolla të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit

July 24, 2020


Delegacioni i BE-së në Shqipëri deklaron se 22 shkolla të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019 në Durrës, Kavajë, Kamëz, Krujë dhe Kurbin do të rindërtohen dhe rikonstruktohen falë programit prej 15 milion eurosh EU4Schools”.

Në kuadër të projekteve për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti, BE ka zhvillua dëgjesa me nxënës dhe mësues duke ndarë mendime dhe ide se si duhet të ndërtohen shkollat e reja.

“Dëgjesa e parë u zhvillua këtë të mërkurë në oborrin e shkollës së shkatërruar “Sherif Dervishi” në Budull të Krujës ku nxënës, mësues dhe prindër ndanë mendimet, kërkesat dhe dëshirat e tyre se si  duhet të ndërtohet shkolla e re”, thekson BE.

Rreth 7,500 studentë do të përfitojnë nga ky program, i cili po implementohet nga UNDP dhe synon të përfshijë nevojat dhe propozimet e komuniteteve në projektet e rindërtimit.

Më shumë shkolla dhe ndërtesa të tjera të prekura nga tërmeti do të rindërtohen dhe rikonstruktohen falë 100 milion eurove shtesë të alokuara nga Komisioni Europian.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments