BE rekomandon ndalimin e riatdhesimeve të detyrueshme në Afganistan


Ambasadorët e BE-së në Afganistan rekomandojnë pezullimin e dëbimeve në vendin e goditur nga kriza për shkak të një përkeqësimi masiv të situatës së sigurisë.
“Duke pasur parasysh konfliktin e përkeqësuar, situatën e pasigurt të sigurisë dhe të drejtave të njeriut, si edhe mungesën e hapësirave të sigurta në vend, rekomandohet një pezullim i përkohshëm i riatdhesimeve të detyruara nga vendet anëtare të BE-së në Afganistan”, shkruhet në raportin e krerëve të misioneve të BE-së në Kabul, i dërguar shteteve anëtare.
Kohët e fundit, Ministria afgane për Refugjatët i bëri thirrje BE-së dhe vendeve të tjera evropiane që të ndalojnë dëbimet për tre muaj, duke filluar nga korriku.
Talebanët militantë islamikë tani kontrollojnë pothuajse gjysmën e rajoneve të vendit.
Shtetet anëtare të BE-së u këshilluan, gjithashtu, të rrisin mbështetjen për Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe agjencinë e OKB-së për Refugjatët në Pakistan, Iran dhe Turqi, pasi këto vende pritet të marrin fluksin më të madh të refugjatëve nga Afganistani.
Eunews.al

