×
Sunday, October 24, 2021

BE: Program 5 milionë euro në mbështetje të agjencisë së mbrojtjes civile

August 17, 2021

Shefi politik i delegacionit të BE Alexis Hupin ka deklaruar se është punuar shumë nga Çekia dhe Holanda na bashkërendim me BE në ndihmë të Shqipërisë për shuarjen e zjarreve.
“Kjo punë ka 10 ditë menduam të takohemi dhe të shohim si është situata. E kemi parë këtë punë të madhe që është bërë nga Çekia dhe Holanda në bashkërendim me mekanizmin e Be për mbrojtjen civile. Në vijim të citoj ministrin i cili tha se puna mund të përshkruhet me fjalën heroike. Jam dakord, është një punë shumë e madhe ajo që është bërë. Tashmë kemi mundur ta kthejmë rrjedhën dhe situata të vihet nën kontroll.

Ne si BE por dhe shtetet anëtarë të Be qëndrojmë këtu pranë jush duke u qëndruar krah për krah, Jemi krah jush siç kemi bërë në të shkuarën. Ne ju kemi qndruar në krah që me përmbytjet e 2015, me zjarret, me tërmetin, me covid. Angazhimi ynë ka të bëjë me shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e mjedisit. Ky është ai lloj partneriteti në kohë të vështira për të dhënë ndihma. Ne e kemi bërë këtë në të shkuarën por do ta bëjmë dhe në të ardhmen.
Kemi filluar një program asistence me agjencinë e mbrojtjes civile që do vijojë. Është një program prej 5 milion eurosh për të mbështetur agjencinë kombëtare të mborjtjes civile në mënyrë që të ketë të gjitha kapacitetet e duhura për ta bërë punën siç duhet”, tha Hupin.

Sakaq, dy helikopterët e sjellë në Shqipëri në ndihmë të Ministrisë së Mbrojtjes nga qeveria e Holandës do të jenë në dispozicion të autoriteteve shqiptare për shuarjen e zjarreve deri me datën 28 gusht.

Kështu bëri me dije i ngarkuari me punë i ambasadës së Holandës Rogier Nouwen, gjatë një konference për shtyp nga Rinasi, ku foli në lidhje me ndërhyrjen për shuarjen e flakëve në vendin tonë.

Nouwen tha se janë kryer 43 fluturime, dhe 106 orë fluturim, ndërkohë që shifra totale e ujit që është hedhur është 7000 litra.

‘Në fakt ka qenë kënaqësi që ti vijmë në ndihmë Shqipërisë të shpëtojmë jetë, por edhe parqet kombëtare të Shqipërisë. Në bashkëpunim të ngushtë me autoritet shqiptare kemi filluar punën e ngushtë me dy helikopterët që kemi sjellë. Kanë qenë oficerët tanë që në parkun Kombëtar të Llogarasë që arritën të sjellin situatën e zjarreve nën kontroll. Pastaj kanë punuar edhe në vende të tjera. Shumatorja e fluturimeve ka qenë 43 fluturime dhe 106 orë fluturime. Në total shifra uji që është hedhur është 7000 litra.

Këta helikopterë kanë ardhur në Shqipëri për dy javë si dhe duke parë kërkesën që kemi pasur nga autoritetet shqiptare ato do të fillojnë punën e tyre në Shqipëri deri në datën 28 gusht. Ne jemi shpresëplotë dhe do të vijojmë këtë lloj bashkëpunimi që kemi pasur më parë.’- tha Nouwen.

Eunews.al

Comments are closed.