×
Monday, February 17, 2025

BE planifikon hapjen e kufijve të brendshëm deri në fund të qershorit

June 5, 2020


Komisionerja për Punë të Brendshme e Bashkimit Evropian, Ylva Johansson tha se të gjitha vendet e Unionit deri në fund të qershorit duhet t’i hapin kufijtë që kanë mbyllur në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Johansson shprehu kënaqësinë pasi disa vende të BE-së kanë hapur kufijtë me njëra-tjetrën dhe tha se në zonën Schengen duhet të hapen kufijtë e brendshëm para përfundimit të qershorit.

“Në mbledhjen e mbajtur sot vendet anëtare mbështetën hapjen e kufijve të brendshëm dhe më pas të kufijve të jashtëm”, tha Johansson, e cila shtoi se bashkë me këtë pothuajse të gjitha vendet e BE-së kanë shprehur mendimin “për zgjatjen e kufizimeve të udhëtimeve për vendet e treta” afati i së cilës përfundon më 15 qershor.

“Duhet të vlerësojmë heqjen gradualisht të kufizimeve për udhëtimet në vendet e BE-së për të huajt duke filluar nga korriku”, tha Johansson.

Muajin e kaluar Komisioni Evropian kërkoi zgjatjen e ndalesës së udhëtimeve deri më 15 qershor, që zbatohet për personat që udhtëojnë nga vendet e treta drejt zonës Schengen.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments