BE përgënjeshtron ish-prokurorin Llalla: Vlahutin nuk i ka kërkuar kurrë atij arrestimin e Berishës
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Ana Pisonero ka mohuar në emër të unionit pretendimet e ngritura nga ish-kryeprokurori shqiptr Adriatik Llalla, se ish-ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin i ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës në kohën që ushtronte detyrën.
Në një komunikim me email, Pisonero ka thënë për portalin Dosja.al, se deklararat e Llallës nuk janë të vërteta dhe se për BE, është thelbësore pavarësia e gjyqësorit.recommended byGERMITOXPerfundimisht shkaku i aromes se keqe te gojes u be i ditur!MËSO MË SHUMË
“BE hedh poshtë kategorikisht pretendimet e ish-prokurorit i Përgjithshëm Llalla në lidhje me vërejtjet e pretenduara nga ish-ambasadorja e BE në Shqipëri.
BE përsërit rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit si një parim themelor i sundimit të ligjit”, thuhet në përgjigjien e saj.
Tri netë më parë, në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla hodhi akuza në drejtim të ndërkombëtare për ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin shqiptar të drejtësisë.
Llalla, tashmë një i dënuar dhe i larguar nga sistemi, tha se ish-ambasadorja Romana Vlahutin madje i ka kërkuar arrestimin e Berishës, si një hap kyç për integrimin e Shqipërisë në BE.
Eunews.al