×
Tuesday, March 28, 2023

BE: Nuk mund të lejojmë që debati mbi migracionin të jetë helmues

January 28, 2021



Komisionerja e BE për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, ka bërë thirrje për një diskutim objektiv mbi migracionin midis shteteve të BE, në vend të debatit shpeshherë helmues mbi këtë temë.

“Migrimi është një fenomen normal, ndërsa debati nganjëherë mund të jetë helmues. Ne kemi një përgjegjësi si politikanë ta nxjerrim atë helm”, theksoi Johansson.

BE do të zhvillojë sot një video-konferencë mbi reformën e azilit.

Kjo reformë është bllokuar prej vitesh.

Johansson paraqiti një propozim të ri mbi këtë temë në shtator.

“Ne kemi parë të gjitha ngjarjet në Uashington DC. Kjo është ajo që ndodh kur helmi funksionon. Ne nuk mund ta lejojmë atë të ndodhë këtu”, shtoi ajo.

Ajo shtoi se ishte e lumtur që ka “zëra të arsyeshëm dhe pragmatikë rreth tryezës” midis ministrave të Brendshëm të BE. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments